
Adnan Januzaj është vënë nën presion se cilën kombëtare ta zgjedh në mes Belgjikës dhe Shqipërisë. Futbollisti i ri kosovar nuk ka vendosur ende, por menaxheri i tij, Dirk De Vriese kërkon nga drejtuesit e të dyja përfaqësueseve dhe nga mediat që 18 vjeçari të lihet i qetë.
“Babai i Adnanit ka thënë se djali i tij së pari duhet të stabilizohet në një klub të madh si Manchesteri. Pasi ta sigurojë vendin e titullarit, do ta bëjë zgjedhjen për ekipin kombëtar. Federata belge e ka bombarduar Adnanin me emaile dhe mesazhe, por babai i tij kërkon që i biri të lihet i qetë”, deklaroi Vriese për uebfaqen belge nieuwsblad.be.
- See more at: http://infolajmi.com/januzaj-me-leni-te-qete/#sthash.rhBBYbvV.dpuf
0 comments:
Post a Comment